Stuhi dhe borë në Serbi, të paktën 10 mijë shtëpi mbeten pa energji elektrike

schedule22:26 - 22 Nëntor, 2024

schedule 22:26 - 22 Nëntor, 2024

Moti i keq ka goditur Serbinë duke shkaktuar dëme edhe në rrjetin elektrik. Mediat vendase raportojnë se më shumë se 10 mijë konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të reshjeve të borës dhe erërave të stuhishme.

Ndërkohë të paktën 160 ekipe janë angazhuar për riparimin e dëmeve për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Që prej të enjtes, Serbia është përfshirë nga bora, ndërsa sipas shërbimit meteorologjik gjatë natës pritet të bjerë 10 deri në 20 centimetra borë. Ndërkohë në autostradë  janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!