Stuhi breshëri dhe probleme me rrugët në Shkodër

schedule14:21 - 23 Korrik, 2018

schedule 14:21 - 23 Korrik, 2018

Stuhia e shiut e paralajmëruar nga meteorologët përfshiu Shkodën këtë të hënë duke shkaktuar mjaft probleme dhe përmbytur disa rrugë kryesore të saj. Nga reshjet raportohet se është përmbytur edhe reparti i imazherisë në spitalin e Shkodrës.

E pazakontë për një fund Korriku. Reshje intensive shiu dhe breshëri në qarkun e Shkodrës.

Për një orë e 30 minuta të gjithë qytetarët u izoluan dhe nuk mundën të kryenin asnjë lëvizje. Makinat në qarkullim ngelën në trafik.

Disa rrugë të qytetit u përmbytën. Niveli i ujit në disa segmente i kaloi 30 centimetra.

Prani uji pati në zonën muzeale, në qendër, në Gjuhadol, në lagjen  “Xhabije” dhe lagjen “Perash”. Në këto lagje, uji ka depërtuar në banesa dhe në biznese.

Nga reshjet raportohet se është përmbytur edhe reparti i imazherisë në spitalin e Shkodrës. Uji është futur në katin e parë të godinës duke penguar punën e stafit mjekësor.

Përmbytjet nxorrën në pah edhe problemet me kanalizimet, të cilat nuk përballojnë as një sasi të tillë reshjesh.

Ndërkohë në Vaun e Dejës një banesë është goditur nga rrufeja. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Banesa është në pronësi të Can Markajt.

Disa ditë më parë në Dajç, rrufeja goditi njeë traktor në arë duke lënë të vdekur një grua dhe plagosur bashkëshortin dhe një person tjetër./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!