Stuhi bore në SHBA, shumë shtete përballen me vështirësi

schedule14:54 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 14:54 - 27 Dhjetor, 2021

Moti i keq dhe i ftohtë ka përfshirë  disa rajone perëndimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku si pasojë  mijëra qytetarë kanë ngelur pa rrymë elektrike.

Mediat e huaja bëjnë me dije se, pothuajse 76 centimetra borë ra në pjesë të Kalifornisë veriore në 24 orë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe mbyllje të rrugëve.

Ndërkohë paralajmërimet për ortekët janë në fuqi në gjashtë shtete. Ndërkohë në fundjave bëhet me dije se  Kalifornia jugore është goditur nga stuhi shiu, të cilat panë linjat e energjisë elektrike të bien dhe rrugët të bllokohen gjithashtu.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NËS) në Reno, Nevada, tha se stuhitë e borës do të mbeten të forta gjatë natës së së dielës dhe deri të hënën, dhe sinoptikanët kanë paralajmëruar se udhëtimi mund të jetë i vështirë në rajon për disa ditë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!