Gjatë rrëfimit të saj për elementin e rëndësishëm të identitetin tonë kombëtar, xhubletën, studiuesja dhe anëtarja e dosjes së UNESCO-s, Luljeta Dano, ka rrëfyer shumë detaje me vlerë.
Në intervistën e dhënë për emisionin “Pas Mesnate”, ajo ka zbuluar se kanë shkuar në shumë zona të Shqipërisë për të gjetur se ku ende vazhdon prodhimi i xhubletës. Mirëpo, gjatë kësaj kohe, kanë hasur dhe shumë vështirësi, duke veçuar Vermoshin.
Dano theksoi se rruga ka qene shumë e keqe dhe aventurat kanë qene të shumta.
“Një herë kur kam shkuar në Vermoshë, nuk ishte bërë rruga e re, ishte rruga e vjetër. Ishim grup dhe makina kishte frenat e prishura. Aventurat kanë qene të shumta se rrugët kanë qene shumë të vështira, por ia ka vlejtur”, tha ajo.
E pyetur se çfarë është xhubleta për të, Dano u shpreh:
“Xhubleta është një dije dhe dija është një energji. Kjo dije dhe kjo energji është atributë i lartë shumë, edhe njeriu ngelet vetëm me përulësi duke falenderuar fatin dhe zotin”./abcnews.al