Identiteti i shqiptarëve në veprën e Ismail Kadares, ka qenë fokusi i studiueses kineze Dr. Ke Jing. Ajo thotë se veprat e ribotuara më vonë, pas viteve ‘90, mund të quhen retushim i historisë. Për këtë i jep përgjigje Shaban Sinani. Studiuesi i argumenton se e drejta e autorit është e shenjtë. Më pas, ai i rikujton se edhe “Lahuta e Malcis”e Fishtës, ka disa variante.
Studiuesja kineze, Dr. Ke Jing, sjell në Akademinë e Shkencave pikëpamjen e saj mbi veprën e shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare. Në qendër të kërkimit të saj vjen identiteti i shqiptarëve, pranon se për këtë pikëpamje është frymëzuar nga debate mes Rexhep Qosjes dhe Ismail Kadares./abcnews.al