Studiuesit zbulojnë se dhe delfinët mund të preken nga sëmundja e Alzheimerit

schedule08:46 - 20 Dhjetor, 2022

schedule 08:46 - 20 Dhjetor, 2022

Shkencëtarët skocezë kanë zbuluar se sëmundja Alzheimer prek edhe delfinët, sipas një studimi.

Studiuesit nga Universitetet e Glasgow, St Andrews dhe Edinburgh, si dhe nga Instituti i Kërkimeve Moredun, të cilët botuan studimin në European Journal of Neuroscience, studiuan trurin e 22 delfinëve, të cilët ishin gjetur në zonat bregdetare të Skocisë.

Sipas studimit, u zbulua se delfinët kishin patologji tipike të Alzheimerit në trurin e tyre. Arsyeja se pse delfinët kanë shfaqur shenja të sëmundjes ende nuk dihet.

Gjetjet mund të shpjegojnë pjesërisht pse disa delfinë dhe kafshë të tjera detare si balenat bllokohen në ujëra shumë të cekët ose në plazhe, duke ndjekur një kafshë udhëheqëse, por që mund të vuajë nga konfuzioni për shkak të Alzheimerit.

Megjithatë, shkencëtarët britanikë nuk ishin në gjendje të konfirmonin se kafshët e ngordhura me shenja të Alzheimerit në fakt, ndërsa ishin gjallë, kishin të njëjtat probleme njohëse/memorie si njerëzit që vuanin nga kjo gjendje neurodegjenerative e pashërueshme, e cila është forma më e zakonshme e demencës.

Për një gjë të tillë do të duhej të studioheshin kafshë të gjalla.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!