Studiuesit zbulojnë mënyrën për të fituar gjithmonë në “Guri, letra dhe gërshëra”

schedule20:11 - 6 Janar, 2021

schedule 20:11 - 6 Janar, 2021

E kush nuk e ka luajtur si fëmijë? E kush nuk e luan edhe tani, nëse ka një fëmijë. Po flasim, sigurisht, për lojën tani klasike “Guri, letra dhe gërshëra”, e cila është e thjeshtë, por gjithashtu ju bën të mbërtheni dhe të irritoheni në fund nëse humbni.

Pra, nëse doni ta fitoni këtë lojë, Universiteti Zhejiang ka zbuluar sekretin (ose strategjinë nëse doni) që do të sjellë fitoren. Sipas hulumtimit që ata bënë, lojtari që fiton raundin e parë, ka shumë të ngjarë që ai të bëjë të njëjtën lëvizje në raundin tjetër. Lojtari humbës, përsëri, zakonisht fillon me kombinimin e bërë më parë nga kundërshtari i tij fitues.

Sipas të njëjtit hulumtim, letra përdoret më pak me një përqindje prej 29.6%, e ndjekur nga gërshërët me një përqindje prej 35%. Guri është ai që përdoret më shpesh me një përqindje prej 35.4%.

Gjithashtu, shumica e lojtarëve dhe sidomos burrat zakonisht fillojnë me gur. Kjo është arsyeja pse ju keni një shans më të mirë për të fituar nëse filloni me letër. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!