Studiuesit sjellin në qendër të vemendjes lirikun Ferderik Rreshpja

schedule19:31 - 10 Nëntor, 2018

schedule 19:31 - 10 Nëntor, 2018

Studiues të letërsisë nga hapësira mbarë shqiptare shprehin vlerësime për poetin Ferderik Rreshpja në konferencën shkencore dedikuar lirikut të madh të letërsisë bashkëkohore. Studiuesit për ABC News janë të mendimit se futja e poezive të Ferderik Rreshpjes në tekstet shkollore është domosdoshmëri. Nga ana tjetër ata thonë se ka ardhur koha që poeti shkodran të lexohet ndryshe.

I cilësuar si penda më përfaqësuese e vargut shqip, Ferderik Rreshpja, mbeti e tillë mes studiuesish, por ende ka barrierë për të depërtuar tek lexuesi,  pasi ai është i përfaqësuar në tekstet shkollore.  Kjo nevojë rileximi bëri që studiuesi Behar Gjoka si drejtues i qendrës së studimeve letrare “Budi” të organizonte konferencën shkencore me pjesëmarrje të studiuesve nga hapësira mbarëshqiptare  në  nder të Poetit shkodran.

Studiuesi dhe shkrimtari Moikom Zeqo shpreh vlerësime të gjithëkohëshme për lirikun  e vargut shqip.

Ndërsa për studiuesin Anton Nikë Berisha, Ferderik Rreshpja  ka lënë testamentin e tij shkrimor që e përjetëson poetin.

Megjithese ai  vlerësohet si poet i veçante ai ka shkruar edhe një roman , tregime dhe përralla disa prej këtyre dorëshkrimeve i ka edhe Moikom Zeqo.

Studiuesit janë të mendimit se tashmë ka ardhur koha  të nisë një komunikim i ri i veprës së Ferderik Rreshpjes.

Frederik Rreshpja lindi  në Shkodër më  19 korrik 1940,  dhe u nda nga jeta më 17 shkurt 2006.

Më 25 nëntor 1992, Rreshpja  ne një intervistë për gazetën “Zëri i Rinisë” dhe pyetjes se çfarë e gëzon dhe trishton më shumë në jetë, i përgjigjet: “Nuk e di nëse më ka mbetur ndonjë gjë në këtë botë, që të më gëzojë. (…) Kur trishtohem, shkruaj. Prandaj shkruaj shumë”. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!