Studiuesit: Domosdoshmëri gërmimi tek rrënjët shqiptare

schedule15:44 - 10 Maj, 2019

schedule 15:44 - 10 Maj, 2019

Studiues nga hapësira mbarëshqiptare dhe fusha të ndryshme bëhen bashkë me qëllim kthimin tek rrënjët. Domosdoshmëri sipas tyre është kthimi i vemendjes tek vlerat etnokulturore përmes fakteve dhe artefakteve. Sipas studiuesve, kultura dhe vlerat e saj janë një armë e fortë për anëtarësimin në Europë. 

90 studiues shqiptarë dhe të huaj janë bërë bashkë në Kuvendin ndërkombëtar “Rrënjet tona”.  Organizatori Sazan Guri thotë se qëllim kryesor është parashtrimi i fakteve historike, gjuhësore etnokulturore që vërtetojnë lidhjen e shqipes së sotme me gjuhët antike përmes fakteve.

Studiuesi Primo Shllaku e sheh si emergjencë kthimin te rrënjët kulturore, të cilat janë lëkundur ndjeshëm në tranzicionin e gjatë.

Ndërsa një artefakt i rrallë për koleksionisten dhe studiuesen Linda Spahiu është xhubleta shqiptare  e cila daton 4000 vjet më parë.

Qëllimi kryesor i këtij Kuvendit është sjellja e në vëmendje  e vlerave  dhe artefakteve historike, gjuhësore e etnokulturore si pasuri e aseteve kombëtare. /ABC News Albania 24/7

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!