Studiuesit besojnë se kanë gjetur zgjidhjen për të trajtuar kancerin e pankreasit

schedule13:42 - 7 Shkurt, 2022

schedule 13:42 - 7 Shkurt, 2022

Shkencëtarët besojnë se janë në prag të zbulimit më të madh të trajtimit të kancerit të pankreasit. Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë zhvilluar një trajtim që mund të përmirësojë në mënyrë dramatike mbijetesën dhe madje të kurojë sëmundjen, e cila është një nga kanceret më vdekjeprurëse.

Terapia e re që u krye te minjtë – një kombinim i dy trajtimeve të përdorura tashmë në spitale – jetuan deri në 40 përqind më gjatë. Studiuesit nga Instituti i Kërkimeve të Kancerit në Londër, thonë se është përparimi më i madh në trajtimin e kësaj sëmundjeje, sipas Daily Mail.

Nëse testet njerëzore janë të suksesshme, mund të jetë në përdorim të gjerë brenda 5 viteve. Një nga trajtimet është imunoterapia, ku një ilaç “ndez” sistemin imunitar për të luftuar kancerin. Ilaçi bllokon proteinat që ndalojnë sistemin imunitar të sulmojë qelizat e kancerit. Ka pasur rezultate mahnitëse kundër disa llojeve të kancerit.

Trajtimi i dytë, i njohur si ultratinguj i fokusuar me intensitet të lartë (HIFU), përfshin eleminimin e tumorit me impulse të valëve të zërit. Kjo krijon flluska të vogla në qeliza, të cilat kërcejnë me një forcë të tillë sa hapin vrima në barrierën mbrojtëse – duke lejuar që ilaçi i imunoterapisë të hyjë në punë.

Minjve me tumore të pankreasit iu dha trajtimi i kombinuar në teste. Ata jetuan 25 për qind më gjatë se ata që iu dha vetëm HIFU dhe 35 për qind më gjatë se ata që u dha vetëm ilaçi, sipas hulumtimit. Ata gjithashtu jetuan 40 për qind më gjatë se ata që nuk u trajtuan fare. /abcnews.al