Studiuesit arritën të lexojnë me AI një fjalë në një papirus të shkatërruar nga shpërthimi i Vezuvit

schedule18:30 - 16 Tetor, 2023

schedule 18:30 - 16 Tetor, 2023

Një hap i parë drejt leximit të papiruseve të shkatërruar nga shpërthimi i malit Vezuv gati 2000 vjet më parë është bërë nga shkencëtarët duke përdorur inteligjencën artificiale.

Papiruset ishin vendosur në një vilë, që besohet se i përkiste vjehrrit të Julius Cezarit, në Herculaneum. Papiruset dukej se ishin dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme, por tani duke përdorur inteligjencën artificiale, studiuesit kanë nxjerrë fjalën e parë nga një prej teksteve.

Profesori Brent Sills i Universitetit të Kentakit njoftoi këtë zbulim.

Së bashku me shkencëtarë të tjerë, marsin e kaluar nisën “Sfida e Vezuvit”, për të përshpejtuar leximin e teksteve. E mbështetur nga investitorët e Silicon Valley, sfida ofron çmime në para për studiuesit që nxjerrin fjalë të lexueshme nga papiruset e djegur.

“Kjo është fjala e parë e gjetur nga papiruset,” tha Stephen Parsons nga Universiteti i Kentakit. Që atëherë, studiuesit kanë zbuluar më shumë letra nga papirusi i lashtë.

Dy studentë të shkencave kompjuterike, Luke Faritor në Nebraska dhe Youssef Nader në Berlin, të cilët vendosën t’i bashkohen sfidës, e përmirësuan procesin e kërkimit dhe gjetën të njëjtën fjalë greke të lashtë në një nga papiruset: “porphyras”.

Tani sfida është të lexosh tekstin rreth fjalës. Dr. Federica Nicolardi nga Universiteti i Napolit tha se tre rreshta në papirus, të cilat përmbajnë deri në 10 shkronja, tani janë të lexueshme dhe priten të pasojnë më shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!