Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Studiuesi i eksodit biblik/ Lluka: Serbia e donte Kosovën pa shqiptarë

schedule17:41 - 16 Prill, 2026

schedule 17:41 - 16 Prill, 2026

Studiuesi i eksodit biblik të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, Jahja Lluka thotë se Serbia e donte Kosovën pa shqiptarë.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Lluka u shpreh se Serbia dhe Millosheviçi nuk e kanë menduar se shqiptarët do ishin bashkë.

“Kjo që i ka ndodhur popullit të Kosovës, ka qenë e përgatitur nga serbët. Ka qenë e përgatitur që Kosova të mbetet pa shqiptarë. Asnjëherë, as Serbia dhe as Millosheviçi nuk e kanë menduar se shqiptarët do ishin bashkë. Kukësi i varfër i ka pritur ata që u dëbuan me dhunë. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe në kufirin e Maqedonisë. Ne kemi nxjerrë dy libra, me rrëfime të atyre njerëzve që e kanë përjetuar kampin e Bllacës, kanë qëndruar aty me asnjë gjë, në moçal. Ne, këtë libër e kemi përkthyer edhe në gjuhën frënge. Kemi dy monumente, një në Kukës dhe një në Bllacë. Realiteti i shqiptarëve, të Shqipërisë, shqiptarëve të Maqedonisë, e kanë ndarë kafshatën e tyre bashkë me kafshatën e tyre. Ne kemi organizuar ekspozitë mbarëkombëtare, me pamje të refugjatëve, të dëbuarve, këtë e kemi bërë për t’ia lënë fëmijëve tanë, se kjo liri nuk ka pikuar nga qielli. Ne nuk i harrojmë vuajtjet që i kemi kaluar”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!