Studioi 12 vite për flaut, por sot është regjisore e njohur, Rovena Lule: Ç’më tha burri kur isha studente

schedule12:02 - 28 Prill, 2023

schedule 12:02 - 28 Prill, 2023

Aktorja, regjisorja dhe pedagogia e “Mjeshtërisë së aktrimit”, Rovena Lule ka bërë një rrëfim të rrallë në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News. Ajo ka treguar se ka studiuar për 12 vjet flaut, madje ka mbaruar dhe fakultetin për këtë instrument. Mirëpo, duket se ka pasur një pasion të fshehtë më të fortë për aktrimin dhe ndoqi pikërisht këshillën e bashkëshortit. Sakaq, Rovena ka zbuluar se shkonte në çdo shfaqje të studentëve të tjerë dhe i shikonte me shumë dëshirë.

“Rrugëtimi im me artin ka filluar me fluatin. Unë kam qene 10-11 vjeç dhe kam studiuar 12 vjet muzikë, flaut. Është një kohë shumë e gjatë dhe një impenjim shumë i madh në jetën time, orë studimi pafund.

 Të them të drejtën nuk më ngopte shumë, kisha nevojë për diçka më të madhe, të dilja jashtë asaj dhomës sime të studimit, jashtë atyre kufijve që kishte flauti dhe sigurisht gjatë kohës së fakultetit dhe më herët në lice, unë shkoja shpesh dhe shikoja shfaqje të Akademisë dhe pikërisht në atë periudhë ka qenë kursi i Olta Dakut, Lulzim Zeqes, Marhin Orhanasit, kanë pasur pedagog Altin Bashën dhe shkoja shumë shpesh dhe shihja shfaqjet e tyre. Edhe gjithë kohën, kjo gjë më ngacmonte, kisha një si dëshirë të fshehur.

Në vit të dytë në fakultet kur studioja për flaut doja ta lija dhe të filloja regjisurën direkt, por im shoq më tha jo. Ne atëhere nuk ishim martuar, sa ishim njohur dhe më tha: ‘Nuk mund të hedhësh poshtë gjithë këto vite investim, mbaroje këtë një herë, pastaj bëj çfarë të duash’. Edhe ashtu ndodhi, unë u diplomova dhe një vit më vonë konkurova për regji dhe vazhdova regjisurën”, u shpreh ajo./abcnews.al