Studimi zbulon: Pse njerëzit tradhtojnë, edhe nëse janë në një lidhje të lumtur

schedule15:21 - 3 Korrik, 2023

schedule 15:21 - 3 Korrik, 2023

Sjellja e njeriut është e paparashikueshme dhe e vështirë për t’u parashikuar. Si joekspertë, gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të vëzhgojmë situatat, por edhe të informohemi nga ekspertët për çështje që lidhen me marrëdhëniet dhe tradhtinë.

E vërteta është se studimet në lidhje me tradhtinë janë gjithmonë interesante dhe na vendosin në një proces për të reflektuar mbi situata të caktuara dhe sjellje njerëzore, duke dëshmuar se çështjet e tradhtisë shqetësojnë pothuajse të gjithë.

Çfarë e shtyn një partner të jetë i pabesë? Por si mund t’i menaxhojmë më mirë ndjenjat e pakëndshme të shkaktuara nga ky fakt? Pyetjeve të tilla, ekspertët e psikologjisë dhe marrëdhënieve janë përpjekur shumë herë të japin një përgjigje. Por këtë herë fokusi është te një pyetje shumë specifike:

“Cila është arsyeja pse njerëzit tradhtojnë, edhe nëse janë në një lidhje të lumtur?”.

Përgjigja erdhi pas një sondazhi të kryer përmes një aplikacioni takimesh, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën shkencore Archives of Sexual Behavior. Sipas tyre, dy janë motivet kryesore që i shtyjnë njerëzit të tradhtojnë partnerin e tyre, edhe nëse thonë se janë të kënaqur me marrëdhënien e tyre:

  • Dëshira për autonomi dhe pavarësi personale.
  • Seks i pakënaqshëm.

“Pas 10 vitesh studimi për tradhtinë si pjesë e marrëdhënieve njerëzore, unë u interesova veçanërisht për studimin, i cili bazohej në një kampion të burrave të martuar kryesisht në moshë mesatare”, thotë Dylan Selterman, nga departamenti i funksioneve psikologjike dhe trurit në Universitetin Johns Hopkins.

Ndryshe nga rezultatet e mëparshme, Salterman zbuloi se cilësia e dobët e një marrëdhënieje (për sa i përket kënaqësisë emocionale, dashurisë dhe angazhimit) kishte pak të bënte me vendimin e individëve për të tradhtuar. Mungesa e seksit të kënaqshëm dhe dëshira për pavarësi ranë në sy si motive për t’u dhënë pas lidhjeve jashtëmartesore. Me interes për studiuesit ishte fakti se shumë pjesëmarrës raportuan se ishin “jashtëzakonisht të kënaqur” me lidhjet e tyre jashtëmartesore dhe pak prej tyre thanë se ndiheshin fajtorë për partnerët e tyre zyrtarë.

Sipas psikologut Dr. Mark Travers, Ph.D., i cili komentoi studimin në Psychology Today, arriti në përfundimin se “është shumë e rëndësishme që një çift monogam të kërkojë zgjidhje për problemet e tyre seksuale dhe të mos hezitojë të flasë hapur dhe sinqerisht për to”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!