Vaksinat jo vetëm që parandalojnë sëmundjen dhe vdekjen për shkak të Covid, por gjithashtu edhe zhvillimin e varianteve të reja. Studiuesit analizuan mostrat gjenetike te 30 pacientë me Covid-19 të cilët nuk ishin vaksinuar dhe te 23 pacientë të vaksinuar por që ishin infektuar.
Studimi u përqendrua në gjenet e lidhura me proteinën spike me të cilën virusi depërton në qelizat njerëzore dhe është objektivi kryesor i prodhimit të vaksinave dhe antitrupave. Sa më shpesh kjo proteinë pëson mutacion, aq më pak efektive bëhen antitrupat e vaksinës.
Gjithsesi në krahasim me të pavaksinuarit, virusi kishte pësuar më pak mutacione tek të vaksinuarit. Ky studim paraqet provat e para që vaksinat Covid-19 kufizojnë rrugët evolucionare dhe antigjenike të virusit SARS-CoV-2 për ti shpëtuar vaksinave.
Numri i lartë i të infektuarve rrit shanset që virusi të pësojë mutacion më shpesh, të shumëfishohet në trupin e njeriut për shkak të rezistencës më të ulët imune dhe të transmetohet më lehtë nga personi në person./abcnews.al