Studimi tregon moshën kur fëmijët janë më të pambrojtur nga mediat sociale

schedule14:40 - 1 Prill, 2022

schedule 14:40 - 1 Prill, 2022

Ndikimi negativ i rrjeteve sociale në shëndetin mendor të të rinjve është i njohur prej kohësh, por një studim i ri sugjeron se mosha në të cilën ata janë më të ndjeshëm ndryshon midis vajzave dhe djemve. Studiuesit pyetën disa adoleshentë për mënyrën se si i përdornin rrjetet sociale dhe nivelit të tyre të kënaqësisë.

Ata gjetën një lidhje midis dy faktorëve dhe zbuluan se vajzat përjetojnë një ndryshim negativ kur janë 11-13 vjeç dhe djemtë kur janë 14-15 vjeç, sipas Daily Mail. Ndjeshmëria ndaj përdorimit të mediave sociale mund të lidhet me ndryshimet zhvillimore, si ndryshimet në strukturën e trurit, ose puberteti, i cili ndodh më vonë tek djemtë sesa tek vajzat.

Jo vetëm që përdorimi i mediave sociale mund të ndikojë negativisht në mirëqenien, por niveli i ulët i kënaqësisë mund të nxisë rritjen e përdorimit të mediave sociale, zbuluan studiuesit. “Ndryshimet brenda trupit tonë, si zhvillimi i trurit dhe puberteti, dhe në rrethanat tona sociale duket se na bëjnë të prekshëm në periudha të veçanta të jetës sonë”, tha Dr Amy Orben, drejtuese e studimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!