Studimi: Tre në katër pacientë kanë simptoma edhe gjashtë muaj pas infektimit me Covid

schedule10:23 - 9 Janar, 2021

schedule 10:23 - 9 Janar, 2021

“Tre të katërtat e pacientëve të shtruar në spital për Covid-19 shfaqin të paktën një simptomë të sëmundjes gjashtë muaj pas infektimit”. Në këtë përfundim ka arritur një studim kinez, më i madhi i këtij lloji deri më tani, i cili konfirmon se nuk “çlirohesh shpejt” nga virusi,

Studiuesit, të cilët botuan studimin në revistën mjekësore The Lancet, studiuan të dhëna nga 1,733 pacientë me një moshë mesatare 57 vjeç në Wuhan, qyteti ku shpërtheu koronavirusi. Nga të dhënat u zbulua se 76% kishin një ose më shumë simptoma gjashtë muaj pas diagnozës fillestare të infeksionit.

Simptoma më e zakonshme është lodhja ose dobësia e muskujve (në 63% të pacientëve, pra në pothuajse dy në tre), ndërsa vështirësitë e gjumit (në 26% ose në një në katër) dhe ankthi ose depresioni (në 23%) gjithashtu raportohen shpesh).

Pacientët të cilët u shtruan në spital në një gjendje më serioze dhe kishin nevojë për oksigjen ose u intubuan, gjashtë muaj më vonë kishin dëmtime më të mëdha të mushkërive dhe vështirësi në frymëmarrje (përkatësisht 29% dhe 56% të pacientëve), si dhe probleme me veshkat (13% pacientët).

Studimi lë gjithashtu të hapur pyetjen se sa e mundshme është një ri-infeksioni, duke pasur parasysh se studiuesit kanë gjetur në ish-pacientë nivele më të ulëta të antitrupave neutralizues pas gjashtë muajsh (reduktim 53%, pra më shumë se gjysma), krahasuar me fazën akute fillestare të infeksionit.

Mbetet nën hetim ndërkombëtar se sa kohë mund të zgjasë faza e rimëkëmbjes pas një infeksioni serioz. “Për shkak se Covid-19 është një sëmundje kaq e re, ne vetëm tani kemi filluar të kuptojmë disa nga efektet afatgjata në shëndetin e pacientëve. Analiza jonë tregon se shumica e pacientëve vazhdojnë të jetojnë me të paktën disa nga efektet e koronavirusit pas daljes nga spitali, veçanërisht ata që kanë pasur një infeksion serioz,” tha Bin Kao, një profesor i pulmonologjisë dhe kujdesit intensiv në Universitetin Mjekësor Peoki në kryeqytet. /abcnews.al