Studimi tek peshqit, biologu ngre alarmin: Përmbajnë lëndë kimike kancerogjene

schedule09:56 - 28 Tetor, 2020

schedule 09:56 - 28 Tetor, 2020

Një studim i kryer nga biologu molekular Eldores Sula së bashku me disa ekspertë të tjerë shqiptarë dhe të huaj i botuar në “Aquatic Toxicology Elsevier” ka ngritur alarmin për lëndët kimike të gjetura tek peshqit. Biologu ngriti alarmin në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se këto lëndë kimike janë kancerogjene, dhe mund të ndikojnë në organizmën duke shkatërruar sistemin endokrin.

Kemi bërë një studim në një liqen në Shqipëri për të parë efektin e ndotësve dhe faktorëve të ndryshëm në gjallesa dhe në këtë rast në peshq, sepse janë sh të rëndëishëm në zinxhirin tonë ushqimor. Dhe nga vlerësimi që ne kemi bërë ka dalë që janë shumë të dëmtuar, kanë një kortizol të rritur njëlloj si tek njerëzit, kanë glicemi dhe dëmtime të qelizave, kemi bërë biopsi anatomë patologjike të indit të veshkës dhe mëlçisë dhe të gjitha këto na tregojnë se kanë pësuar dëmtim.

Dhe ne pastaj pasi pamë këtë gjë ku mund të jenë faktor dhe kemi parë që kishte hipoksi në liqen, kishte prani të disa lëndëve sintetike kimike shumë të rrezikshme që njihen si pesticide, PCP dhe metale të rënda. Nuk kanë dalë në vlera të jashtëzakonshme por për këto lëndë kimike dhe metale të rënda nuk ka një kufi dhe një prag ndjeshmërie.

Ajo që duhet të na shqetësojë në këtë studim, ne duke kosmunmuar këto peshq kemi rerezikun të marrin të bioshumuara këto lëndë, dhe pasi akumulohen në këto organizma dhe në një zinxhir tjetër që jemi ne bioshumohen dhe është shumë i madh 100 mijë fish më shumë. Është alarm për mendimin tim janë shumë të rrezikshme, sepse këto lloj lëndësh kimike janë kancerogjene dhe shkatërrojnë sistemin tonë endokrin të prodhimit të hormoneve të ndryshme.“, tha biologu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!