Studimi: Si ndikon aktiviteti fizik në kujtesën tuaj

schedule17:46 - 9 Mars, 2021

schedule 17:46 - 9 Mars, 2021

Ushtrimet fizike luftojnë demencën dhe përmirësojnë kujtesën. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga shkencëtarët e Universitetit McMarter që tregon se intensiteti i ushtrimeve luan një rol të rëndësishëm.

Studiuesit vunë re lidhjen midis predispozicionit gjenetik dhe aktivitetit fizik në një grup me më shumë se 1.600 të moshuar, të cilët nuk ishin të prekur nga demenca por 25% kishin një predispozitë gjenetike.

Të moshuarve iu kërkua të kryenin ushtrime fizike për 12 javë dhe rezultatet treguan se përmirësimi i gjendjes fizike lidhet drejtpërdrejt me përmirësimin e kujtesës, veçanërisht nga ushtrimet me intensitet të lartë.

Rezultatet treguan se aktiviteti fizik nuk kishte asnjë efekt tek individët që kishin një predispozitë gjenetike ndaj demencës, por e kundërta ndodh tek individë pa një prejardhje gjenetike.

Në thelb, shtimi i aktivitetit fizik në jetën tonë ndihmon trurin tonë të rigjenerohet. Ushtrimi rrit faktorin neurotrofik të trurit (BDNF), i cili vepron si një “pleh” për rritjen dhe funksionimin e qelizave. Kështu zhvillohen neurone të reja të cilat përfaqësojnë aspekte të ndryshme të kujtesës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!