Studimi: Qenushëve i largohet stresi me muzikë reggae

schedule11:58 - 20 Shtator, 2020

schedule 11:58 - 20 Shtator, 2020

Për shumë njerëz kafshët shtëpiake janë bërë aq të rëndësishme sa pjesëtarët e tjerë të familjes.

Qentë janë nga ato kafshë që kërkojnë përkujdes maksimal, nga mënyra e së ushqyerjes e deri detajet më të vogla.

Shkencëtarët e ‘University of Glasgow’ në Scotland, kanë arritur në përfundimin se kur qeni juaj është i stresuar , muzika është zgjidhja e duhur.

Këtë e thotë një studim i ri, i cili ka zbuluar se muzika reggae është zhanër relaksimi për qentë e stresuar, e ndjekur pas nga muzika e lehtë rok.

Pasi kanë studiuar të rrahurat e zemrës dhe nivelet e stresit kur u kanë lëshuar muzikë rok, reggae dhe muzikë klasike, ata kanë  zbuluar se qentë kishin qenë më të relaksuar kur kishin dëgjuar muzikë reggae.

Prandaj, herën tjetër kur qeni juaj të jetë stresuar, mos nguroni t’i lëshoni pak muzikë reggae. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!