Studimi: Pse lamat mund t’i ndihmojnë njerëzit për të “zhdukur” koronavirusin

schedule15:54 - 30 Prill, 2020

schedule 15:54 - 30 Prill, 2020

Antitrupa nga një kafshë e pazakontë mund t’i ndihmojnë shkencëtarët që të zhvillojnë një trajtim kundër koronavirusit të ri.

Në një studim të realizuar së fundmi, kërkuesit kanë zbuluar dy kopje të një proteine imune të prodhuar nga lamat që mund të prodhojë një antitrup që kapet fort me një pjesë të sipërfaqes së virusit të ri, shkruan abcnews.al

Kjo pjesë, e quajtur proteina me “kunja”, është ajo që përdor virusi për t’u futur tek qelizat e njerëzve, për të bërë kopje të shumta të vetes, dhe për t’u përhapur në të gjithë trupin e të sëmurët.

Ekipi, i udhëhequr nga Universiteti i Teksasit në Austin, thonë se këto antitrupa tek lamat ose mund të ndihmojnë në krijimin e një vaksine ose mund t’i jepen të sëmurëve në formë trajtimi direkt pasi janë infektuar në mënyrë që të ngadalësohet përhapja.

“Ky është një nga antitrupat e parë që dihet që mund të neutralizojë SARS-CoV-2”, thotë bashkë autori i studimit Dr. Jason McLellan.

Lama me emrin Winter, u fut në këtë “histori” 4 vite më parë, në 2016 kur ishte nëntë muajshe dhe kërkuesit po studionin SARS-in dhe MERS-in, që janë “kushërinj” të virusit të ri. Kërkuesit i injektuan lamës proteinat e viruseve dhe një kampion gjaku i marrë më vonë tregoi se ajo kishte zhvilluar antitrupa që e neutralizonin proteinën me “kunja”.

Në veçanti më efektiv ishte antitrupi i emëruar VHH-72, i cili kapet pas këtyre proteinave dhe i neutralizon.

VHH-72 me ngjyrë blu, dhe proteina e virusit korona në ngjyrë jeshile, rozë dhe portokalli.

Kur nisi pandemia e COVID-19 ekipi e testoi antitrupin në fjalë dhe zbuluan që është po aq i efektshëm edhe në luftimin e koronavirusit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!