Studimi: “Pfizer”, 90% efektive ndaj rasteve të rënda, deri në 6 muaj pas dozës së dytë

schedule20:45 - 5 Tetor, 2021

schedule 20:45 - 5 Tetor, 2021

Një studim i ri zbulon se vaksina me dy doza COVID-19 e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech është 90% efektive për të parandaluar shtrimin në spital, deri në gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Studiuesit nga kompania Pfizer dhe konsorciumi i kujdesit shëndetësor Kaiser Permanente analizuan të dhënat e rreth 3.4 milion personave që ishin anëtarë të programit të sigurimeve shëndetësore dhe kujdesit shëndetësor të kësaj kompanie në Kaliforni në periudhën dhjetor 2020- gusht 2021.

Studimi, i botuar të hënën në revistën mjekësore The Lancet, gjithashtu arrin në përfundimin se vaksina ishte 93% efektive kundër variantit shumë ngjitës Delta për të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Por studiuesit zbuluan gjithashtu se efektiviteti i vaksinës kundër infeksionit ra nga 88% një muaj pas përfundimit të vaksinimin në 47% pas gjashtë muajsh./ VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!