Studimi: Njerëzit që konsumojnë dietë vegane mund të kenë shëndet më të dobët të kockave

schedule17:40 - 8 Mars, 2021

schedule 17:40 - 8 Mars, 2021

Njerëzit që konsumojnë dietë vegane mund të kenë shëndet më të dobët të kockave, tha një studim i ri.

Shëndeti i kockave të veganëve, si dhe njerëzve që ndjekin një dietë me ushqim të përzier u përcaktua me një matje me ultratinguj të kockave të thembrave.

Gjetjet treguan se njerëzit që ndjekin një dietë vegane kishin vlera më të ulëta të ultrazërit në krahasim me grupin tjetër, gjë që tregon shëndet më të dobët të kockave.

“Një dietë vegane shpesh konsiderohet e shëndetshme. Megjithatë, gjetjet tona shkencore tregojnë se një dietë vegane ndikon në shëndetin e kockave”, tha studiuesi Andreas Hensel nga Instituti Federal Gjerman për Vlerësimin e Rrezikut, në një deklaratë.

Për studimin, ekipi hetoi një grup që përfshiu 72 burra dhe gra. Shëndeti i kockave i të gjithë pjesëmarrësve u vlerësua në kockën e thembra duke përdorur matjet me ultratinguj.

U mblodhën gjithashtu informacione për moshën, statusin e pirjes së duhanit, arsimin, indeksin e masës trupore, aktivitetin fizik dhe konsumin e alkoolit.

Duke përdorur një model statistikor, ekipi ishte në gjendje të identifikonte një model të dymbëdhjetë biomarkerëve që luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave nga 28 parametra të rëndësishëm të ushqimit dhe kockave nga gjaku ose urina.

U tregua se në kombinimin e vitaminave A dhe B6, aminoacidet lizinë dhe leucinë, acide yndyrore omega-3, selenoproteina P, jod, hormon stimulues i tiroides, kalcium, magnez dhe proteina a-Klotho ishin të lidhura pozitivisht me shëndetin e kockave.

Në të kundërt, përqendrime më të ulëta të hormonit FGF23 u vunë re në nivele më të larta të ultrazërit në këtë model./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!