Studimi: Njerëzit që bëjnë ushtrime fizike kanë më shumë gjasa t’i mbijetojnë kancerit

schedule17:47 - 3 Qershor, 2022

schedule 17:47 - 3 Qershor, 2022

Aktiviteti fizik mund të përforcojë efektivitetin e ilaçeve kundër kancerit dhe të rrisë shkallën e mbijetesës, sipas një studimi. Shkencëtarët zbuluan se proteinat e çliruara nga trupi për të ndihmuar në riparimin e muskujve të lodhur nga stërvitja gjithashtu sulmojnë qelizat e kancerit, sipas Daily Mail. 

Pasi vërtetuan teorinë e tyre te minjtë, ata analizuan të dhënat nga një test njerëzor i 75 pacientëve me kancer pankreatik. Një grupi iu kërkua të bënte një orë stërvitje me forcë dhe 90 minuta ushtrime aerobike në javë përpara se të bënin një operacion për të hequr tumoret e tyre.

Pacientëve iu kërkua që të kryenin ushtrime forcuese për 30 minuta, të cilat mund të përfshinin stërvitje me peshë ose joga, dy herë në javë. Atyre iu tha gjithashtu që të bënin një shëtitje të shpejtë për 30 minuta të paktën tre herë në javë.

Ata që ndoqën programin e trajnimit gjashtë-javor kishin një shkallë mbijetese 50 përqind më të lartë se ata që nuk ndoqën regjimin. Shkencëtarët kanë deklaruar prej kohësh përfitimet e ushtrimeve në drejtim të zvogëlimit të rrezikut të zhvillimit të kancerit tek njerëzit.

Por ky studim sugjeron se ai gjithashtu mund të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje. Autorja kryesore e studimit Dr Emma Kurz tha: “Gjetjet tona tregojnë, për herë të parë, se si ushtrimet aerobike ndikojnë në mikromjedisin imunitar brenda tumoreve të pankreasit“. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!