Studimi: Një në pesë persona rreth e qark botës mund ta kalojnë Covid-19 me simptoma të ashpra

schedule09:14 - 16 Qershor, 2020

schedule 09:14 - 16 Qershor, 2020

Të paktën një në pese persona rreth e qark botës janë të rrezikuar që të vuajnë nga pasoja të rënda të koronavirusit. Kjo pasi ata kanë nga 1 apo më shumë gjendje të tjera shëndetësore që i vë në rrezik, dhe ky rrezik pastaj varion edhe nga mosha.

Një studim i ri, i publikuar në revistën Lancet Global Health të hënën vlerëson se të paktën 1.7 miliard persona ose 22% e popullatës së botës, kanë të paktën një problem shëndetësor që i vë në rrezik të përjetimit të një formë të “ashpër” të koronavirusit.

Kjo ndryshon nga më pak se 5 për qind për persona më të rinj se 20 vjeç dhe më shumë se 66 për qind për ata që janë 70-vjeç ose më shumë.

“Megjithatë, për shumë nga këta individë, gjendja që kanë mund të mos jetë e diagnostikuar apo e ditur nga sistemi i shëndetit, ose rreziku i tyre i shtruar mund të jetë tejet modest,” njoftuan kërkuesit nga institucionet e shëndetit nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Kina.

Studimi i ri përfshin të dhëna të marra nga OKB lidhur me problemet shëndetësore mes njerëzve nga 188 vende të ndryshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!