Studimi: Ndryshimet klimatike shkaktuan nxehtësinë rekord të kësaj vere

schedule20:42 - 7 Shtator, 2023

schedule 20:42 - 7 Shtator, 2023

Temperaturat rekord që prekën miliarda njerëz në hemisferën veriore këtë verë ndodhën si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, sipas një studimi.

Punimi i ri nga grupi jofitimprurës Climate Central shqyrtoi periudhën nga qershori deri në gusht 2023, duke zbuluar se emetimet e gazit serrë të pompuar në atmosferë që nga fillimi i epokës industriale shkaktuan valët e të nxehtit që prekën Azinë, Afrikën, Evropën dhe Amerikën e Veriut.

Gati gjysma e popullsisë globale, më shumë se 3.8 miliardë njerëz, u ekspozuan ndaj 30 ose më shumë ditëve të nxehtësisë ekstreme të përkeqësuar nga ndryshimet klimatike, ndërsa të paktën 1.5 miliardë njerëz jetuan nëpër temperatura të tilla çdo ditë gjatë tre muajve të verës.

“Pothuajse askush në Tokë nuk i shpëtoi ndikimit të ngrohjes globale gjatë tre muajve të fundit,” tha Andrew Pershing, nënkryetar i Climate Central për shkencën.

“Në çdo vend që mund të analizonim, duke përfshirë hemisferën jugore ku kjo është periudha më e ftohtë e vitit, ne pamë temperatura që do të ishte vështirë të shkaktoheshin pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu. Ndotja e karbonit është përgjegjëse për nxehtësinë rekord të këtij sezoni”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!