Studimi: Mosha, gjinia dhe pirja e duhanit ndikojnë në efektivitetin e vaksinave anti-Covid

schedule15:44 - 9 Maj, 2023

schedule 15:44 - 9 Maj, 2023

Mosha, gjinia, pasha dhe pirja e duhanit janë faktorë që ndikojnë në efektivitetin e vaksinave kundër Covid -19, siç konstatohet nga hulumtimi i Universitetit të Kalifornisë, i publikuar në revistën ” Scientific Reports “.

Në studimin e qershorit 2021, studiuesit studiuan përgjigjen ndaj vaksinave nga Pfizer , Moderna, Johnson & Johnson në mostrat e gjakut nga 498 vullnetarë të shëndetshëm, të moshës 18-88 vjeç.

Ata matën nivelet e antitrupave të prodhuar nga vaksinimi që parandalon infeksionin me Covid-19.

Një muaj pas vaksinimit, ata që u vaksinuan me Pfizer kishin një përgjigje antitrupash 21 herë më të lartë se ata që morën Johnson & Johnson, ndërsa ata që morën Moderna kishin një përgjigje 51 herë më të lartë se ata që morën Johnson & Johnson.

Për të siguruar saktësinë, vullnetarët u kontrolluan për infeksion të mëparshëm Covid-19 përpara se të vaksinoheshin/

Befasia ishte se gjashtë muaj pas vaksinimit, të vaksinuarit me Johnson & Johnson tejkaluan nivelet e antitrupave të atyre që morën Pfizer dhe arritën nivele të ngjashme të antitrupave me ata të vaksinuar me Moderna, pasi nivelet e antitrupave për vaksinat e tjera Pfizer dhe Moderna po uleshin.

Përveç kësaj, studiuesit zbuluan se edhe faktorë të tjerë ndikuan në efektivitetin e vaksinave. Në mesin e të rriturve të moshuar, antitrupat ishin 17% më të ulëta për ata që morën Pfizer dhe 11% më i ulët për ata që morën Johnson & Johnson.

Në ata me një indeks më të lartë të masës trupore, antitrupat ishin 11% më të ulëta tek personat e vaksinuar me Johnson & Johnson, por jo tek ata të vaksinuar me Pfizer ose Moderna.

Tek meshkujt, antitrupat ishin 30% më të ulëta se tek femrat, pavarësisht nga lloji i vaksinës dhe te duhanpirësit ishin 240% më të ulëta se te joduhanpirësit, përsëri pavarësisht nga lloji i vaksinës.

Studiuesit theksojnë se gjetjet e studimit mund të zbatohen edhe për vaksinat e reja që përfshijnë variantet Omicron dhe faza tjetër e kërkimit do të fokusohet në efektivitetin e këtyre vaksinave të reja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!