Studimi: Meshkujt mund të zbulojnë përmes gishtave të tyre nëse do të përfundojnë tullac

schedule19:10 - 12 Shkurt, 2023

schedule 19:10 - 12 Shkurt, 2023

Për shumë burra humbja e flokëve është diçka e vështirë, pasi lidhet dhe me vetëbesimin. Por tashmë shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re për ta parashikuar.

Ekspertët kanë zbuluar se meshkujt mund të jenë në gjendje të dallojnë nëse do të bëhen tullac apo jo përpara se të ndodhë. Akoma më e mahnitshme është se nuk ka asnjë mënyrë reale për ta ndaluar atë, pasi gjithçka ka të bëjë me gjatësinë e gishtërinjve të tyre.

Në një studim të kryer në Tajvan mes 240 burrave mbi 37 vjeç, të cilët ishin diagnostikuar me alopeci androgjenetike, shkencëtarët zbuluan se gishtat e dorës së djathtë ishin veçanërisht ata që mund të tregonin gjendjen.

Ata thonë se tullacia mashkullore, e cila zakonisht prek dy në tre burra, ka gjashtë herë më shumë gjasa të ndodhë nëse gishti i katërt i një burri është më i gjatë se gishti tregues.

Hulumtuesi kryesor Dr. Ching-Ying Wu, nga Universiteti Mjekësor Kaohsiung, i tha gazetës The Sun: Studimi ynë zbuloi se sa më i vogël të jetë raporti i gishtit të dytë të dorës së djathtë me gishtin e katërt, aq më i madh është rreziku i zhvillimit të alopecisë” .

Arsyetimi pas këtij zbulimi kurioz është se një gisht i unazës më i gjatë mund të jetë një shenjë e ekspozimit të lartë të testosteronit që ka ndodhur në mitër. Nivelet e hormoneve seksuale të absorbuara para lindjes mund të kenë gjithashtu një ndikim në shëndetin e zemrës, numrin e spermës dhe shanset për autizëm.

Sipas hulumtimeve, meshkujt britanikë kanë 50% shanse që të humbasin flokët deri në momentin kur mbushin të 40-at. Tullaciteti mund të fillojë që në fund të adoleshencës ose në fillim të të njëzetat, dhe shenjat për t’u kujdesur përfshijnë një hollim të dukshëm dhe zvogëlim të vijës së flokëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!