Studimi: Menutë me bazë bimore ulin ndjeshëm sasinë e konsumit të mishit

schedule10:45 - 31 Janar, 2022

schedule 10:45 - 31 Janar, 2022

Eksperimentet në kafeteritë e punës dhe universiteteve treguan se lehtësimi i zgjedhjes së ushqimit pa mish mund të jetë efektiv dhe mund të jetë një qasje më e pranueshme se propozimet e tjera, të tilla si taksimi i mishit ose ndalimi i tij në ditë të caktuara, shkruan The Guardian

Hulumtimi i ri, i botuar në Revistën Ndërkombëtare të Ushqyerjes dhe Aktivitetit Fizik , përfshiu tre eksperimente të veçanta. Eksperimenti i parë përfshiu 2,200 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe nxorri në pah se kur tre nga katër opsionet e vakteve ishin me bazë mishi, 12% zgjodhën opsionin me bazë bimore.

Por kur tre nga katër opsionet e vakteve ishin vegjetariane, 48% zgjodhën vaktin me ushqime vegjetariane. Efekti ishte i njëjtë si tek pjesëmarrësit femra apo meshkuj, të pasur apo të varfër. Një rezultat i ngjashëm u vu re edhe në një kafene të Universitetit të Oksfordit, e cila kishte zgjedhur të ndryshonte menunë me bazë mishi në bazë bimore, raporton abcnews.al

Gjithashtu sipas të dhënave, konsumi i mishit MB, ka rënë  me 17%  gjatë dekadës së fundit. Eksperimenti i tretë pëfshiu kafenetë e vendeve të punës, duke përfshirë magazinat dhe fabrikat. Të dhënat treguan një ndryshim prej 5% drejt ushqimeve me bazë bimore në 10 vende, megjithëse analiza ishte më e ndërlikuar pasi menutë ndryshonin midis vendeve.

Studime të tjera kanë zbuluar se mesazhet e thjeshta në menu mund të dyfishojnë zgjedhjet me bazë bimore.  Efekt pozitiv ka edhe vendososja e këtyre produkteve në fillim të menusë përfshirë edhe mënyra të tjera që nxjerrin në pah shijen dhe përfitimet e tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!