Studimi: Më shumë se 14 për qind e të shëruarve në Kinë rezultojnë sërish pozitivë për koronavirusin

schedule15:50 - 26 Mars, 2020

schedule 15:50 - 26 Mars, 2020

Mjekët në Kinë kanë zbuluar se 147 pacientë që supozohej të ishin shëruar kanë rezultuar sërish pozitivë me koronavirusin.

Zbulimet janë bërë tek pjesëmarrësit e një studimi që është bërë në spitalet e Wuhan-it. Lajmin e ka bërë të ditur Wang Wei, drejtues i spitalit Tongji në Wuhan duke folur për CCTV. Ndërkohë, 14 për qind e personave që ishin shëruar kanë rezultuar pozitivë më patogjenin kohë më pas në provincën Guangdong, shkruan abcnews.al

Në studimin e realizuar nga mjekët e Wuhan-it, pacientët e shëruar nuk shfaqën më simptoma pasi rezultuan pozitivë për herë të dytë. Kërkuesit nuk gjetën prova që mund të vërtetonin që ata ishin infektuar sërish pasi të gjithë anëtarët e familjeve të tyre kanë rezultuar negativë.

Më tej, ekspertët sqaruan se persona të afërt me këta pacientë nuk janë infektuar prej tyre, pra ata nuk e kanë transmetuar virusin.

Në studim thuhet:

“Ekziston mundësia që këta pacientë të shëruar të kenë dalë negativë më herët pasi testet nuk kanë dhënë përgjigje të saktë. Saktësia e një testi të acidit nukleik është 30 deri në 50 për qind.”

Pritet që në muajt në vijim të mbahen studime më të gjera me në qendër komunitetet në Wuhan për të pasur përgjigje më të qarta në lidhje me koronavirusin. /abcnews.al/