Studimi: Mbipesha rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit në mitër

schedule18:23 - 19 Prill, 2022

schedule 18:23 - 19 Prill, 2022

Të qenit mbipeshë rrit ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës. Studimi, i financuar nga Fondacioni i Kërkimit të Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar (CRUK) dhe që përfshin 120,000 gra në 7 vende, zbuloi se të qenit mbipeshë rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit të mitrës, raporton BBC.

Sipas studimit, nëse një grua e gjatë 1.65 m është 12 kilogramë mbi një peshë të shëndetshme, rreziku i kancerit pothuajse dyfishohet. CRUK vuri në dukje se një peshë e shëndetshme mund të zvogëlojë rrezikun e 13 llojeve të ndryshme të kancerit. Gjenet dhe hormonet mund të jenë faktorë të tjerë rreziku.

Studimi i CRUK, i udhëhequr nga një ekip në Universitetin e Bristolit, është një nga më të mëdhenjtë në lidhjen midis yndyrës dhe kancerit të mitrës. Ai shqyrtoi efektin e shtimit të peshës gjatë gjithë jetës dhe zbuloi dy hormone, insulinën dhe testosteronin, të lidhura me obezitetin dhe kancerin.

Studiuesit shpresojnë që në të ardhmen të mund të përdorin ilaçe për të rregulluar nivelet e këtyre hormoneve tek njerëzit në rrezik të zhvillimit të kancerit. Dr Julie Sharp, tha: “Studime si ky përforcojnë faktin se të qenit mbipeshë ose obez është shkaku i dytë më i madh i kancerit në MB dhe mund të ndihmojë të përcaktojmë pse.

Kjo do të luajë një rol kryesor në zbulimin se si të parandalohet dhe trajtohet kanceri në të ardhmen“. Një në 36 gra në Mbretërinë e Bashkuar zhvillon kancerin e mitrës dhe një në katër persona të diagnostikuar e zhvillon këtë kancer në periudhën para menopauzës.

Simptoma më e zakonshme e kancerit të mitrës është gjakderdhja jonormale vaginale.  /abcnews.al