Afërsisht një vit nga pandemia ,COVID-19 është vlerësuar me i rëndë se gripi sezonal. Sipas një studimi të publikuar së fundmi raportohet se numri i viktimave është gati tre herë më i lartë me pacientët me koronavirus.
Ajo çfarë theksohet është rreziku më i lartë i sëmundjes tek pacientët e prekur me koronavirusi, shkruan The Guardian.
Studiuesit krahasuan të dhënat për 89,530 pacientë me Covid të shtruar në spital gjatë muajit mars dhe muajit prill të këtij viti, me 45,819 pacientë të shtruar në spital me grip sezonal gjatë dhjetorit të 2018 dhe fundit të shkurtit të 2019.
Rreth 16,9 % e pacientëve me koronavirus humbën jetën gjatë periudhës së kryerjes së studimin, e cila ishte një valë shkatërruese të parë në të gjithë Evropën.
Studiuesit bëjnë me dije se ndryshimi i numrit të shtrimeve në spital me Covid ishte më i lartë krahasuar me të pacientët e shtruar me grip.
Studiuesit zbuluan se më shumë pacientë me Covid-19 kishin nevojë për kujdes intensiv gati 16.3 përqind, krahasuar me 10.8 për qind të pacientëve me grip.
Sakaq studimi gjithashtu raportoi shumë më pak fëmijë nën 18 të shtruar në spital me Covid-19 sesa me grip – 1.4 për qind krahasuar me 19.5 për qind.
/abcnews.al/