Studimi: Kjo është mënyra e duhur për t’i pastruar duart

schedule18:58 - 26 Nëntor, 2020

schedule 18:58 - 26 Nëntor, 2020

Disa studiues nga Universiteti Rutgerskanë zbuluar se përdorimi i sapunit antibakterial, i cili përmban një përqind dezinfektues kloriksenol, nuk është më efektiv sesa një sapun normal.

Vitin e kaluar, Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve lancoi një raport, ku thuhej se sapunët antibakterial nuk janë më të mirë dhe se mund të shkaktojnë probleme shëndetësore.

“Njerëzit duhet të ndjehen komod kur i pastrojnë duart, ndërsa sa i përket efikasitetit, ky studim tregon se temperatura e ujit nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë”, u shpreh bashkëautori i këtij studimi, Donald Schaffner, profesor dhe hulumtues i shkencave të ushqimit në universitet.

Qendra e Kontrollimit të Sëmundjeve rekomandon t’i pastroni duart me ujë të çfarëdo temperature për 20 sekonda. Mirëpo, ky studim i ri thotë se edhe për vetëm 10 sekonda ju mund t’i hiqni dukshëm bakteret nga duart. l.k/abcnews.al