Disa studiues nga Universiteti Rutgerskanë zbuluar se përdorimi i sapunit antibakterial, i cili përmban një përqind dezinfektues kloriksenol, nuk është më efektiv sesa një sapun normal.
Vitin e kaluar, Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve lancoi një raport, ku thuhej se sapunët antibakterial nuk janë më të mirë dhe se mund të shkaktojnë probleme shëndetësore.
“Njerëzit duhet të ndjehen komod kur i pastrojnë duart, ndërsa sa i përket efikasitetit, ky studim tregon se temperatura e ujit nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë”, u shpreh bashkëautori i këtij studimi, Donald Schaffner, profesor dhe hulumtues i shkencave të ushqimit në universitet.
Qendra e Kontrollimit të Sëmundjeve rekomandon t’i pastroni duart me ujë të çfarëdo temperature për 20 sekonda. Mirëpo, ky studim i ri thotë se edhe për vetëm 10 sekonda ju mund t’i hiqni dukshëm bakteret nga duart. l.k/abcnews.al