Studimi: Kangurët mund të mësojnë të komunikojnë me njerëzit

schedule16:21 - 31 Mars, 2021

schedule 16:21 - 31 Mars, 2021

Kangurët mund të mësojnë të komunikojnë me njerëzit, ngjashëm sikurse bëjnë qentë e zbutur, duke përdorur shikimin e tyre për të “drejtuar” dhe për të kërkuar ndihmë, thanë studiuesit në një studim të fundit.

Studimi përfshiu 11 kangur që jetonin në robëri por nuk ishin zbutur. Dhjetë nga 11 prej tyre vështronin me vëmendje studiuesit kur nuk ishin në gjendje të hapnin një kuti me ushqim, sipas raportit. Nëntë në mënyrë alternative shikonin njeriun dhe enën, si një mënyrë për të treguar ose bërë gjest drejt objektit.

“Ne e interpretuam këtë si një formë të qëllimshme të komunikimit, një kërkesë për ndihmë”,  tha Alan McElligott, studiuesi irlandez që drejtoi studimin, në një telefonatë nga Hong Kong.

“Speciet e egra nuk pritet me të vërtetë të sillen siç ishin ato subjekte dhe kjo është arsyeja pse është për t’u habitur.”

Përfundimet sfidojnë nocionin se vetëm kafshët shtëpiake si qentë, kuajt ose dhitë komunikojnë me njerëzit dhe sugjeron që shumë më tepër kafshë mund të kuptojnë se si t’u transmetojnë njerëzve kuptim, pohon gazeta.

“Më parë kemi menduar se vetëm kafshët shtëpiake përpiqen të kërkojnë ndihmë për një problem. Por edhe kangurët e bëjnë atë ”, përfundoi bashkë-studiuesja Alexandra Green nga Universiteti i Sidneit.

“Ka më shumë të ngjarë të jetë një sjellje e mësuar kur mjedisi është i duhur.”/abcnews.al