Studimi: Inteligjenca artificiale së shpejti do të jetë në gjendje të bëjë punët e shtëpisë

schedule21:43 - 22 Shkurt, 2023

schedule 21:43 - 22 Shkurt, 2023

Sipas vlerësimeve të ekspertëve të inteligjencës artificiale nga Britania dhe Japonia, 39 % e kohës së shpenzuar aktualisht, kryesisht nga gratë, në punët shtëpiake (të papaguara) mund të automatizohen brenda dekadës së ardhshme.

Puna që mund të automatizohet në një masë të konsiderueshme thuhet se është blerja në supermarket, ndërsa kujdesi për fëmijët konsiderohet më i vështiri për t’u automatizuar.

Studiuesit, të udhëhequr nga Ekaterina Hertog nga Universiteti i Oksfordit, e cila bëri botimin përkatës shkencor në revistën PLoS One, kërkuan nga 29 ekspertë britanikë të inteligjencës artificiale dhe 36 japonezë, të vlerësojnë se deri në çfarë mase është e mundur të ndodhi automatizimi brenda dekadës së ardhshme për punët e shtëpisë, të cilat janë të nevojshme në familje.

Parashikohet se mesatarisht 39% e kohës që njerëzit shpenzojnë aktualisht në çdo detyrë shtëpiake mund të bëhet nga ose përmes makinerive të zgjuara brenda dhjetë viteve të ardhshme, analistët në Mbretërinë e Bashkuar besojnë më shumë se japonezët se automatizimi do të zëvendësojë më shumë punën njerëzore. Shkalla e vlerësuar e automatizimit ndryshon sipas punës, nga 59% për blerjet deri në 21% për kujdesin ndaj fëmijëve.

Ekspertët meshkuj nga Britania priren të jenë më optimistë se femrat për mundësinë e automatizimit të shtëpisë, gjë që është në përputhje me prirjen e përgjithshme që studimet e mëparshme kanë treguar se meshkujt janë përgjithësisht më optimistë për teknologjinë sesa femrat. Anasjelltas, në Japoni, femrat shfaqen më optimiste se meshkujt, ndoshta sepse në familjet japoneze ka një pabarazi më të madhe në shpërndarjen e punës midis dy gjinive.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit e moshës 15-64 vjeç shpenzojnë rreth 43% të gjithë kohës së tyre të punës dhe të studimit në punët e shtëpisë të papaguara, si gatimi, pastrimi, kujdesi për fëmijët/ose të moshuarit, etj. Në Britani, burrat shpenzojnë rreth gjysmën e kohës në punë të tilla për të ndihmuar gratë, ndërsa në Japoni vetëm 18%, pabarazia është më e madhe në familjet japoneze.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!