Antitrupat tek ata që e kalojnë koronavirusin me simptoma të lehta mbesin për të paktën 11 muaj pas infektimit. Në këtë përfundim ka dalë një studim i publikuar së fundmi në revistën Nature.
Për të realizuar studimin u morën kampione gjaku nga 77 persona që e kishin kaluar koronavirusin. Në fazën fillestare të studimit, kamionët treguan një ulje të prezencës së antitrupave pas infektimit.
Por, mes 4-11 muajve pas infektimit, kjo rënie e antitrupave nis të zvogëlohet.
Sidoqoftë, studiuesit morën gjithashtu mostra të palcës së kockave nga 18 pacientë të infektuar më parë, për të matur praninë e qelizave në palcën e kockave, të cilat janë të rëndësishme në mbrojtjen e antitrupave dhe zhvillimin e mbrojtjes virale afatgjatë.
Brenda mostrave të palcës së kockave, studiuesit gjetën qeliza plazmë të palcës së kockave me “jetë të gjatë” (BMPC) të cilat do të prodhonin antitrupa për Covid-19.
Megjithatë, studiuesit thanë se prania e këtyre qelizave nuk do të thotë se mund të krijohet automatikisht një reagim i fortë imunitar nëse ndonjë nga këta pjesëmarrës do të infektohet përsëri, por se ekziston potenciali për përgjigje imune të gjatë. /abcnews.al/