Bukuria e vuajtjes dhe dhimbjes në veprën e Uran Butkës vjen e përmbledhur në një libër, nga studiuesi Fatmir Terziu. Autori thotë se Butka bëhet i pari shkrimtar shqiptar që na jep filozofinë e diskursit të rrëfimit të bukurisë me dhimbje.
Pedagogu i London South Bank University, studiuesi dhe shkrimtari Fatmir Terziu i ka bërë një lexim krejt ndryshe veprës së Uran Butkës. Në qendër të studimit, ai ka vënë bukurinë e dhimbjes si veçanti të krijimtarisë së Butkës.
Ndërsa historiani Uran Butka, pranon se dhimbjen e ka nisur nga vetja në mënyrë të natyrshme, por më pas ai thotë se e ka hasur në çdo shqiptar, i cili ia ka dal ta kthej në bukuri.
Vepra studimore e Fatmir Terziut “Diskursi i bukurisë se dhimbjes në krijimtarinë e Uran Butkes” u prezantua në muzeun historik kombëtar. Ky libër pritet që të përkthehet edhe në gjuhën angleze./ABC News Albania 24/7