Studimi i ri tregon se cila është maska më efektive për komunikim

schedule10:46 - 25 Shkurt, 2021

schedule 10:46 - 25 Shkurt, 2021

Maskat na mbrojnë nga koronavirusi, por janë bërë një pengesë për komunikimin mes njerëzve. “Çfarë the, se nuk e dëgjova?’ është një nga pyetjet më të shpeshta që dëgjojmë, kur flasim me dikë që mban maskë.

Si mund të zgjidhet ky problem?

Një studim i ri i botuar të mërkurën në PLOS One ka trajtuar problemin duke krahasuar katër mënyra maskimi: duke përdorur dy lloje të ndryshme maskash lecke, një maskë kirurgjikale dhe një maskë N95, e cila filtron 95% të grimcave të vogla të virusit, shkruan CNN, infomon abcnews.al

Autori i studimit Joseph Toscano, profesor asistent i shkencave psikologjike dhe trurit i cili drejton programin e shkencës njohëse në Universitetin Villanova në Pensilvani, tha se për shkak të pandemisë ishin të motivuar për të gjetur ndryshimin mes maskave, sesi ndikojnë ato në komunikimin tonë.

“Në vende ku ka zhurmë, maska kirurgjikale sjell më pak pengesa në komunikim” tha Dr. Jawad Fares, një studiues postdoktoral në departamentin e kirurgjisë neurologjike në Shkollën e Mjekësisë Feinberg në Universitetin Northwestern të Çikagos.

“Gjetjet e studimit janë të rëndësishme në këtë kohë pandemie që po jetojmë, pasi aji pranon sfidat e komunikimit me të cilat po përballemi”,  tha Fares, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

Statistikat kanë treguar që pothuajse 25% e njerëzve të moshës 65 -74 dhe 50% e njerëzve mbi 75 në Shtetet e Bashkuara kanë paaftësi dëgjimi, ku ata nuk ishin në gjendje të dëgjonin, ndërsa kishte dhe zhurma të një fshese me korrent, një qeni që leh apo edhe një fëmijë që qan me britma, informon abcnews.al.

Dhe nuk janë vetëm të moshuarit. Globalisht, rreth 466 milion njerëz kanë aftësi të kufizuar në humbjen e dëgjimit, 34 milion prej të cilëve janë fëmijë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shumë njerëz me humbje të dëgjimit, por jo vetëm, mbështeten në lëvizjen e buzëve për të kuptuar fjalët. Ky mjet, natyrisht, ka dalë jashtë loje për shkak të përdorimit të maskave.

“Lajmi i mirë është se kur nuk kishte zhurma në sfond, studimi gjeti se secila nga maskat e përcillte të folurën në mënyrë efektive”, tha Toscano. Por kur zhurma në sfond ishte e lartë, maska kirurgjikale funksiononte më mirë se të tjerat për komunikim./Marrë nga CNN, e.b-abcnews.al