Studimi i ri: Nëse pini pije të gazuara, rrezikoheni të prekeni nga kanceri

schedule12:15 - 18 Qershor, 2022

schedule 12:15 - 18 Qershor, 2022

Një studim i ri ka zbuluar se pijet e gazuara mund të rrisin rrezikun e kancerit të mëlçisë. Sipas studimit të paraqitur në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për Ushqyerjen, qoftë dhe një pije e gazuar në ditë rrit rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje, sipas Insider.

Studiuesit nga institucione të shumta, shikuan të dhëna nga 90,504 gra në postmenopauzë, të moshës 50 deri në 79 vjeç, të cilat i ndoqën për 19 vjet. Ata donin të shihnin nëse ekzistonte një model midis konsumimit të pijeve me sheqer, si pijet e gazuara dhe frutave, dhe rrezikut të kancerit të mëlçisë.

Ata zbuluan se gratë që konsumonin të paktën një pije të ëmbël në ditë kishin 73% më shumë gjasa të zhvillonin kancer të mëlçisë sesa gratë që pinin tre ose më pak pije të ëmbla në muaj. Gratë që pinin një ose më shumë pije të ëmbla çdo ditë kishin një rrezik 78% më të lartë, sipas të dhënave.

Kanceri i mëlçisë është forma e 6-të më e zakonshme e kancerit të diagnostikuar në mbarë botën, sipas World Cancer Research Fund International, dhe të dyja rastet dhe vdekjet e lidhura me to janë në rritje, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!