Studimi i publikuar nga BBC: 48-vjeçarja ka që në mars me simptomat e Covid, pse ndodh kjo

schedule13:45 - 21 Tetor, 2020

schedule 13:45 - 21 Tetor, 2020

Një studim i kryer së fundmi ka treguar se një në 20 njerëz sëmuren nga Covid-19 për të paktën tetë javë.

Simptomat e sakta të Covid që zgjat gjatë, ndryshojnë nga një pacient tek tjetri, por lodhja është e zakonshme.

Prestigjozia BBC, ka marrë shembullin e 48-vjeçareje, e cila ka ende disa simptoma të Covid pasi u sëmurë për herë të parë në muajin mars.

Edhe pse jemi në muajin Tetor, Vicky Bourne vazhdon të vuajë ende.  Të qenit femër, mbipeshë dhe nëse vuan nga astma, e rrisin gjithashtu rrezikun edhe më shumë.

48-vjeçarja, filloi me ethe dhe një kollë të thatë në mars, e cila ju kthye në një ‘luftë’, pasi nuk po arrinte të merrte frymë dhe kishte nevojë për oksigjen. Ajo nuk u shtrua në spital, por është vazhdon të jetojë me simptomat e Covid dhe gjatë këtij muaji.

“Çuditërisht, dy javë më parë, humba përsëri shijen dhe nuhatjen, por kaloi vetë”, u shpreh Vicky për BBC.

Sipas Dr. Steves, rreziku rritet gjithashtu me moshën, veçanërisht nëse jeni mbi 50 vjeç.

“Ne kemi parë nga të dhënat në fillim se burrat ishin në rrezik për t’u sëmurur më rëndë nga Covid-19, por tashmë duket se gratë janë më të rrezikuara për ta kaluar koronavirusin në një periudhë më të gjatë”, tha ndër të tjera ai. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!