Studimi i parë në 54 qendra shëndetësore: Mbi 90% e pacientëve, të kënaqur me kujdesin parësor

schedule15:26 - 30 Nëntor, 2022

schedule 15:26 - 30 Nëntor, 2022

Matet kënaqësia e pacientëve në shërbimin shëndetësor parësor. Studimi i realizuar për herë të parë u prezantua në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Përmirësimi i kushteve në qendrat shëndetësore dhe përfshirja e programeve parandaluese për sëmundje të ndryshme janë dy prej arsyeve ku ministrja Ogerta Manastirliu mbështet këtë rezultat.

60 qendra të tjera shëndetësore në të gjithë vendin parashikohet ti nënshtrohen rikonstruksionit vitin që vjen. Studimi u realizua nga muaji korrik deri në nëntor të këtij viti dhe në të morën pjesë 1500 qytetarë nga 54 qendra shëndetësore. /abcnews.al/