Sipas një studimi një nga pesë pacientë në spitalet e Gjermanisë ishin të prekur nga koronavirusi ndërsa shkalla e vdekshmërisë është rritur në 53 për qind tek personat që ishin të intubuar.
Këto të dhëna janë marrë 10 mijë pacientë që janë shtruar në 930 spitale gjermane midis 26 shkurtit dhe 19 prillit që u analizuan nga Shoqata Ndërdisiplinore Gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Mjekësi Emergjente, Universiteti Teknik i Berlinit dhe një degë e grupit të sigurimeve shëndetësore AOK, WidO.
Pacientët meshkuj të shtruar në spital kishin një vdekshmëri më të lartë se femrat, me 25 kundrejt 19 për qind, ndërsa pacientët e moshuar ishin më të prekur dhe 27 për qind e pacientëve në të 70-at vdiqën, dhe 38 për qind e atyre mbi 80 nuk arritën të shërohen.
“Shkalla e lartë e vdekshmërisë tregon se një numër relativisht i madh i pacientëve me sëmundje të rënda janë trajtuar në spitale”, tha Juergen Klauber, drejtor i WidO-së.
“Koronavirusi ka prekur më shumë të moshuarit dhe personat të cilët vuajnë nga sëmundje të tjera por edhe të rinj”, paralajmëroi ai, duke u bërë thirrje njerëzve të marrin masa paraprake për të parandaluar infeksione të reja.
Nga 10.021 pacientë, 1,727 ishin të intubuar. Me sezonin turistik në zhvillim, zyrtarët shtetërorë gjermanë kanë filluar të shqetësohen pasi numri i të infektuarve ka filluar të rritet gjatë javëve të fundit.
Gjermania deri më sot ka regjistruar gjithsej 206.926 të infektuar dhe 9,128 të vdekur si pasojë e Covid-19./abcnews.al