Studimi: Gjyshërit që kanë pranë nipërit dhe mbesat jetojnë më gjatë

schedule10:37 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 10:37 - 28 Dhjetor, 2019

Shumica prej nesh kanë kujtime të bukura për kohën e kaluar me gjyshërit. Ata kanë qenë gjithmonë pranë nesh për të ndarë mençurinë e tyre me ne dhe për të dhënë përqafime dhe puthje pafund.Duke parë pas në një distancë prej shumë vitesh, kujtojmë se ata gjithmonë kishin shumë histori të mrekullueshme për jetën.

Ato ditë nuk do të zbehen kurrë dhe është kaq mirë të dimë që gjyshërit përfitojnë shumë nga ndërveprimet e tyre me fëmijët ashtu siç përfitojmë ne me ata.

Sa shpesh ju pyesin prindërit tuaj nëse do të kenë ndonjëherë nipër dhe mbesa?

Sipas këtij studimi, gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat kanë një rrezik vdekshmërie më të ulët prej 37% sesa të rriturit në të njëjtën moshë pa asnjë përgjegjësi kujdestarie.

 

 

Gjatë studimit, studiuesit gjurmuan rezultatet e shëndetit në më shumë se 500 njerëz të moshës 70 vjeç e lart, të cilët morën pjesë .

Dhe rezultatet treguan se rreth 50% e atyre që rritën nipër apo mbesa ishin akoma gjallë 10 vite pas intervistës dhe testimit të parë, por 50% e atyre që nuk kishin afër nipërit apo mbesat e tyre  ose ndihmë vdiqën brenda 5 viteve që nga testimi fillestar.

“Ky hulumtim tregon lidhjen pozitive midis kujdestarisë dhe  jetëgjatësie tek të moshuarit, megjithatë ne mund të hamëndësojmë pse”, tha Dr. David Coall, një nga shkencëtarët.

 

Duket se koha e kaluar së bashku është e dobishme për gjyshërit, nipërit dhe mbesat. Por është e rëndësishme të përmendim që gjyshërit duhet vërtet të dëshirojnë të përfshihen në marëdhënien me nipërit përndryshe, kjo gjë mund t’i stresojë ato.

Arsyeja e mundshme mund të jetë e rrënjosur thellë në të kaluarën tonë. Në të kaluarën “ndihma për fëmijët ishte thelbësore për mbijetesën e specieve njerëzore”.

Në fakt, nipërit dhe mbesat përfitojnë nga koha e shpenzuar me gjyshërit. Hulumtimet e bëra nga Universiteti i Oksfordit tregojnë se gjyshërit luajnë një rol të rëndësishëm në mirëqenien e nipërve të tyre. Për më tepër, fëmijët me një nivel të lartë të përfshirjes së gjyshërve kishin më pak probleme emocionale dhe të sjelljes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!