Studimi: Foshnjet e lindura nga nënat e infektuara me Covid-19 kanë antitrupa

schedule17:25 - 15 Shkurt, 2021

schedule 17:25 - 15 Shkurt, 2021

Të pesë foshnjat e lindura nga gratë me e infektuara me COVID-19 gjatë një studimi në Singapor kanë pasur antitrupa kundër virusit, megjithëse studiuesit thanë se nuk është ende e qartë se çfarë niveli të mbrojtjes mund të ofrojë kjo.

Gjetjet nga një studim i 16 grave pjesëmarrëse gjithashtu zbuluan se shumica ishin të infektuara jo në gjendje të lehtë, ndërsa në situatë më të rëndë ndodhen gratë më të mëdhaja me një indeks të lartë të masës trupore, një trend që pasqyrohet në popullatën e përgjithshme.

Nga pesë që kishin lindur foshnjat e tyre në kohën kur u botua studimi, të gjithë kishin antitrupa, sipas Rrjetit të Studimeve Obstetrike dhe Gjinekologjike të Singaporit.

Numri i antitrupave në foshnje ndryshonte dhe ishte më i lartë në mesin e atyre nënave të të cilëve ishin infektuar më afër kohës së lindjes, thanë studiuesit.

‘Kërkohet monitorim i mëtejshëm për të parë nëse antitrupat do të bien kur foshnjat plaken’, shtuan ata.l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!