Studimi: Foshnjat kanë 15 herë më shumë mikroplastikë në trup

schedule13:22 - 2 Tetor, 2021

schedule 13:22 - 2 Tetor, 2021

Sipas të dhënave të disa studimeve,  foshnjat kanë 10-15 herë më shumë mikroplastikë në trupin e tyre në krahasim me të rriturit. Mikroplastikat janë copëza të vogla plastike me madhësi më të vogël se pesë mm, me trashësinë e një monedhe dy euro, euronews

Mikroplastikat përdoren në industri të ndryshme, duke përfshirë kozmetikë, bioteknologji, produkte larëse dhe barna si kapsulë.  Mikroplastika mund të vijë edhe nga diçka e thjeshtë si larja e rrobave sintetike në rubinet. Studiuesit besojnë se mënyra se si foshnjat po konsumojnë nivele të tilla të larta të mikroplastikës është përmes lodrave dhe nga zvarritja nëpër tapete që përmbajnë mikroplastikë.

 

Ekipi nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të New York-ut kërkoi dy lloje të zakonshme të mikroplastikës, polietileni tereftalat (PET) dhe polikarbonat (PC). Për të gjetur PET dhe PC, ata ekzaminuan nivelet e mikroplastikës në mostrat e feces nga 10 të rritur dhe gjashtë foshnje.

Ata zbuluan të paktën një lloj mikroplastike, por kur krahasuan mostrat e foshnjës me të rriturit, studiuesit zbuluan të paktën 10 herë më shumë mikroplastikë.

Pse  situata është shqetësuese? Fatkeqësisht, studiuesit janë ende të paqartë se cilat janë saktësisht efektet e mikroplastikës në shëndetin e njeriut.

Shkencëtarët besonin se mikroplastika nuk dëmtonte organizmin e njeriut. Por sipas studimeve të fundit pjesët më të vogla janë në gjendje të kalojnë membranat qelizore dhe të hyjnë në qarkullimin tonë të gjakut.

Kjo është vërtet shqetësuese sepse studimi mbi mikroplastikat te kafshët në laborator ka shkaktuar vdekjen e qelizave, inflamacion dhe çrregullime metabolike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!