Studimi: Fëmijët që shikojnë TV flenë më pak

schedule09:39 - 9 Tetor, 2020

schedule 09:39 - 9 Tetor, 2020

Fëmijët që shikojnë TV për orë të gjata flenë më pak se fëmijët e tjerë të moshës së tyre që shikojnë më pak, raporton studimi më i ri.

Sipas hulumtimit të kryer nga Spitali i Përgjithshëm i Fëmijëve në Massachusetts në bashkëpunim me Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit, për çdo orë shtesë që një fëmijë shikon TV, ai “humbet” 7 minuta gjumë në ditë. Në fakt, nëse fëmija ka televizorin e tij në dhomë, atëherë sipas hulumtimeve, gjumi i tij zvogëlohet me 31 minuta në ditë.

Fëmijët që morën pjesë në studim u monitoruan nga mosha 6 muaj deri në moshën 7 vjeç dhe u regjistrua edhe mesatarja vjetore e orëve që fjetën dhe orëve që shikuan TV, gjithmonë në bashkëpunim me nënat e tyre.

Rezultatet gjithashtu treguan se djemtë shikojnë më shumë TV dhe për këtë arsye flenë më pak se vajzat. Studiuesit madje pretendojnë se kohëzgjatja e zvogëluar e gjumit mund të ketë një efekt negativ në shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

Vlen të përmendet se ky është studimi i parë që studion efektet e televizionit tek fëmijët për një kohë kaq të gjatë. l.k/abcnews.al