Studimi: Fëmijët që flenë më pak mund të bëhen obezë

schedule17:29 - 26 Janar, 2018

schedule 17:29 - 26 Janar, 2018

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se fëmijët të cilët flenë më pak kanë më shumë mundësi që të jenë obezë.

Kërkuesit nga një universitet në Virgina shikuan lidhjen midis modeleve të gjumit dhe obezitetit te fëmijët.

Në studim u morën 120 fëmijë, mosha mesatare e të cilëve ishte 8 vjeç që të analizoheshin modelet e tyre të gjumit dhe zakonet në të ushqyer.

Për të monitoruar ciklin e zgjimit te fëmijët, ata përdorën gjurmues lëvizjeje për një periudhë 5-ditore, ndërsa për të matur sasinë e ushqimit, fëmijëve iu dha një vakt, në të cilin ata duhet të tregonin se kur ishin plotësisht të ngopur.

Kërkuesit më pas shikuan se sa ushqim kishin ngrënë fëmijët deri në momentin që ishin ngopur.

Analiza përfundimtare zbuloi se fëmijët që kishin ngrënë më shumë ishin ata që kishin fjetur më pak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!