Studimi: Fëmijët kanë antitrupa kundër Covid-19, edhe nëse nuk e kanë kaluar

schedule09:03 - 14 Nëntor, 2020

schedule 09:03 - 14 Nëntor, 2020

Fëmijët mund të kenë antitrupa që janë efikas kundër koronavirusit të ri, si pasojë e infeksioneve që lidhen me virusin.

Ka qenë misteri më i madh i pandemisë: Pse fëmijët janë më pak të predispozuar, në krahasim me të rriturit, që të infektohen me koronavirus. Dhe nëse infektohen, shumë rrallë ata mund të sëmuren.

Një arsye e mundshme mund të jetë se shumë fëmijë kanë në trupat e tyre, antitrupa për koronavirus të tjerë. Zbulimi i publikuar u bë nga Instituti Frensis Krik në Londër. Pot thuajse një në pesë të ftohurash që prekin fëmijët shkaktohen nga viruset që qarkullojnë në familjen e tij. Antitrupat ndaj këtyre virusesh mund të bllokojnë gjithashtu dhe Covid-19.

Në studimin e publikuar këtë të premte dhe në revistën SCIENCE,  thuhet se vetëm 5 për qind e të rriturave i kanë këto lloj antitrupash. Ndërsa te të rriturit kjo përqindje shko në 43 për qind.

Dhe kërkues që nuk janë përfshirë në këtë studim janë intriguar nga zbulimet. Benxhamin Larmen, një imunolog në Shkollën mjekësore të Xhon Hopkins e cilësoi një studim të bërë mirë që çon përpara një teori e cila mbështetet nga të dhënat e tyre.

Në mars, kur pandemia sapo kishte filluar, Dr. Kassiotis dhe kolegët e tij vendosën të zhvillonin një test antitrupash, tepër të ndjeshëm. Ata ekzaminuan mostrat e gjakut të marra para pandemisë nga mbi 300 të rritur dhe 48 fëmijë dhe adoleshentë, duke i krahasuar ato me mostrat nga më shumë se 170 njerëz që ishin infektuar me koronavirusin e ri.

Shkencëtarët prisnin që mostrat e marra para pandemisë të mos kishin antitrupa që sulmonin koronavirusin e ri.

Në vend të kësaj, ata zbuluan se shumë fëmijë, dhe disa të rritur, mbanin një lloj antitrup në veçanti, që mund të parandalojë hyrjen e qelizave të koronavirusit, përfshirë edhe atë të riun. Ky antitrup i bashkëngjitet vetes në një majë që nxjerr jashtë koronavirusët.

Ndërsa maja e kulmit është unike për koronavirusin e ri, baza gjendet në të gjitha koronavirusët, tha Dr. Kassiotis. Në testet laboratorike, antitrupat në bazën e thumbit parandaluan koronavirusin e ri të hyjë në qeliza në mënyrë që të riprodhohet.

Tani studiuesit po planifikojnë të zgjerojnë studimin e tyre për të monitoruar mijëra fëmijë dhe të rritur. Disa kanë antitrupa që mund të bllokojnë koronavirusin e ri; të tjerë jo,

Por ndërsa të rriturit mund të marrin një ose dy ftohje në vit, fëmijët mund të marrin deri dhjetëra të tilla. Si rezultat, shumë zhvillojnë një sasi të madhe të antitrupave koronavirus që janë të pranishëm pothuajse vazhdimisht; ato mund të zvogëlojnë simptomat e ftohjes, ose madje të lënë fëmijët me ftohje pa simptoma.

Ndërsa të rriturit mund të mos kenë antitrupa të qartë kundër koronavirusit, shumë prej tyre mund të jenë në gjendje të prodhojnë antitrupa, brenda një kohe të shkurtër  nëse janë të infektuar me një koronavirus.

Në infeksionet tipike virale, sistemi imunitar derdh antitrupa për të luftuar virusin. Kur infeksioni shuhet, antitrupat, që nuk janë më të nevojshëm, zvogëlohen në numër. Por trupi mbetet me të ashtuquajturat qeliza të kujtesës që lejojnë prodhimin e antitrupave të rritet shpejt nëse virusi përpiqet të pushtojë përsër trupin./abcnews.al