Studimi: Facebook nuk paraqet rrezik për përdoruesit

schedule12:55 - 9 Gusht, 2023

schedule 12:55 - 9 Gusht, 2023

Një studim i fundit ka vërtetuar se nuk ka asnjë provë që përhapja globale e Facebook-ut është e lidhur me problemet psikologjike, sipas BBC.

Instituti i Internetit të Oksfordit njoftoi se hulumtimi vëzhgoi se si ka ndryshuar mirëqenia në 72 vende me rritjen e përdorimit të platformës së mediave sociale, teksa kundërshtuan se janë të dëmshme.

Disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe, po shqyrtojnë legjislacionin për të mbrojtur përdoruesit e rrjeteve sociale nga dëmtimet në internet. Meta, e cila zotëron Facebook-un, është përballur me shqyrtimin pas dëshmive për ndikime negative tek disa përdorues.

Raporti përfshin ndikimin e përgjithshëm të përdorimit të Facebook në nivel kombëtar, ndërsa gjetjet nuk zbuluan ndikim tek grupet e njerëzve më të rrezikuar.

Projektligji i Sigurisë në internet i Mbretërisë së Bashkuar (OSB) është në fazat e fundit të rrugëtimit të tij parlamentar, për tu kthyer pastaj në një ligj. Ndër të tjera për përfundimet e studimit, thuhet se gjithçka ka qenë e kufizuar, ndërsa duhet t’I ishte dhënë përparësi fëmijëve, si më të rrezikuarit për këtë fenomen.

Ky hulumtim ka përfshirë vetëm për Facebook-un dhe jo platformat e tjera të Metës, ku përfshihet Instagrami.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!